Bashkë me motrën dhunuan Klea Prengën! Paraqitet në gjykatë Antonela Berisha, momenti kur futet në godinë

18/10/2024 12:18

Është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës Antonela Berisha, e cila bashkë me motrën e saj akuzohen se dhunuan Klea Prengën. Ndaj tyre sot pritet të jepet masa e sigurisë.

Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat ishin shpallur në kërkim pasi dy muaj më parë dhunuan modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar, u vetëdorëzuan në polici dy ditë më parë.

Klea Prenga kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen dy motrat të cilat e sulmuan.

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA