Klea Prenga hedh poshtë pretendimet e motrave Berisha, publikon videon që i nxjerr zbuluar: Fakti që ka fëmijë nuk e bën…

18/10/2024 17:32

Reagon sërish modelja Klea Prenga, e cila u dhunua nga dy motrat Antonela dhe Marinela Berishaj.

Reagimi i saj ka të bëjë me pretendimet e motrave Berisha në Gjykatën e Tiranës, ku kanë dëshmuar që nuk kanë pasur për qëllim të demontojnë Klean, por janë provokuar nga ajo.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Prenga ka publikuar një video ku tregon momentin e futjes së dy motrave në restorantin ku modelja po darkonte. Nëpërmjet kësaj videoje ajo hedh poshtë pretendimin e motrave Berisha se kanë qenë duke darkuar në të njëjtin restorant dhe më pas situata ka agravuar.

“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot”, shkruan ndër të tjera Prenga.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klea Prenga (@kleaprenga_)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA