Erjon Meka mori mandatin e deputetit në Kuvend, pasi Jurgis Çyrbja la mandatin e tij si deputet i PS.
Sot u zhvillua seanca nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, Erjon Meka.
Cyrbja la mandatin pasi u thirr nga SPAK. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me firmat që ka hedhur në 4 raste mbi pronësinë e gati 25 mijë metra katrorë tokë në zonën e Rrashbullit në Durrës.
Hetimet ndaj tij lidhen me postin e drejtorit të hipotekave në këtë qytet, një detyrë që e mbajti deri në 2017 kur edhe mori mandatin e parë në parlament.
I kallëzuar prej 2021 nga demokrati Edi Paloka, deputeti i cili dorëzoi mandatin pak orë pasi u pyet në SPAK, ka këmbëngulur se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se nuk kishte kompetenca të kontrollonte praktikat që i delegoheshin nga vartësit.
Top Channel