Biden tur lamtumire/ Presidenti amerikan në Berlin, nderohet me Kryqin e Madh të Meritës

18/10/2024 14:40

Me ndalesën në Gjermani, Joe Biden, të cilit edhe pak muaj i kanë mbetur në detyrë, duket se i erdhi koha për një tur lamtumire.

Pasi iu desh ta shtyjë vizitën e planifikuar për shkak të uraganit Milton, Biden zbarkon tani në Berlin ku si i pari president i SHBA-së që pas George H. W. Bush, do të nderohet nga presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier me Kryqin e Madh të Urdhrit Federal të Meritës.

“Me këtë medalje presidenti gjerman vlerëson meritat e presidentit Biden për miqësinë gjermano-amerikane dhe aleancën transatlantike, për të cilën Biden ka influencuar ndjeshëm në më shumë se pesë dekada dhe e ka forcuar atë”, komunikoi presidenca në Berlin përpara vizitës së parashikuar për në fillim të tetorit.

Biden i ka pasur për zemër marrëdhëniet mes SHBA-së, Europës dhe SHBA-së e Gjermanisë në veçanti. Me mbylljen e presidencës së tij merr fund edhe një epokë.

“Unë mendoj, se atë mund ta cilësosh edhe si presidentin e fundit transatlantik”, thotë për DW Michelle Egan, profesor në American University në Uashington dhe eksperte për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Europës.

Kjo ka të bëjë me punën e tij shumëvjeçare në NATO, në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme në senatin e SHBA-së, gjë që i ka bërë të mundur atij të njohë shumë krerë europianë shtetesh, përpara se ai të bëhej president.

“Biden është që nga viti 1972 në politikë dhe ai fitoi përvojë në politikën e jashtme përmes përjetimeve nga Lufta e Ftohtë, e Gjermania ishte në epiqendër të këtij konflikti”, thotë edhe Peter Sparding, zëvendëspresidenti i Center for the Study of the Presidency and Congress.

Barak Obama kishte përvojë shumë të kufizuar me politikën e jashtme, vazhdon ai, duke shtuar se kjo ishte arsyeja, që Biden mori detyrën e zëvendëspresidentit, sepse Biden kishte lidhje dhe njohuritë e duhura, dhe ishte ai që kishte një lidhje emocionale me Europën, e jo Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA