Gjykata liron 3 administratorët e klinikave private që u arrestuan në kuadër të operacionit për futjen e mallrave kontrabandë të botoxit-it.
Gjykata e Tiranës vendosi masën detyrim paraqitje për Milidon Kumurakun, administrator i kompanisë që fuste produkter në Shqipëri i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për përdorim të mallrave që kishte dijeni të ishin kontrabandë.
E njëjta masë sigurie u vendos edhe për dy administratorët e dy klinikave private, Xhuljana Mahmutaj dhe Deisa Shehaj.
Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që hetimi ndaj tyre të vijojnë të zhvillohen në gjendje të lirë.
Operacioni u zhvillua 3 ditë më parë, ku u ushtrua kontroll në 30 klinika private në Tiranë me dyshimin se kryheshin ndërhyrje estetike me mallra të ndaluara. Në kërkim janë shpallur 3 persona, për të cilin policia nuk ka arritur dot të ekzekutojë masat e sigurisë.
Top Channel