Ylli i “One Direction”, Liam Payne ndërron jetë në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i hotelit.

Sipas policisë argjentinase, Payne u gjet i vdekur jashtë një hoteli në Buenos Aires pasi 31-vjeçari ra nga ballkoni i dhomës së katit të tretë.

Oficerët thonë se ata fillimisht po i përgjigjeshin raporteve “të një burri agresiv që mund të ketë qenë nën efektet e drogës dhe alkoolit”.

Policia kishte marrë një telefonatë nga një punëtor në hotel që kërkonte urgjentisht ndihmë me një klient të dehur, sipas audios në lidhje me rastin e marrë nga ministria e sigurisë në Buenos Aires.

“Kur ai është i vetëdijshëm po shkatërron të gjithë dhomën dhe ne kemi nevojë që ju të dërgoni dikë,” tha punëtori.

Drejtori i shërbimeve të urgjencës mjekësore, Alberto Crescenti tha se Liam kishte pësuar “lëndime shumë të rënda pasi ra nga kati i tretë në një oborr të brendshëm”.

“Ne verifikuam identitetin e tij duke përdorur pasaportën që kishte,” tha ai.

Crescenti i tha gazetës argjentinase Clarin se ‘skuadra pa se ai  kishte një frakturë në bazën e kafkës’.

Trupi i pajetë i tij u transportua në morgun lokal ku do të bëhet ekspertiza.

Kreu i shërbimit të urgjencës mjekësore të qytetit tha për mediat lokale se Payne u dërgua në spital, por ai kishte pësuar lëndime “shumë të rënda” si rezultat i rënies.

Një hetim është nisur. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se është në kontakt me autoritetet në Argjentinë.

Disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës kanë bërë reaguar, ku këngëtari britanik Olly Murs tha se ishte “i shkatërruar”, ndërsa muzikanti amerikan Charlie Puth kujtoi mirësinë e Payne.

Fotot e paverifikuara janë shfaqur në internet duke pretenduar se është dhoma e hotelit të Liam-it plotësisht e shkatërruar me një imazh që tregon një ekran të thyer televiziv.

Mbrëmë fansat e përlotur u përqafuan me njëri-tjetrin ndërsa u mblodhën dhe ndezën qirinj jashtë hotelit ku u gjet trupi i Liam.

Një grua mund të shihej e ulur në trotuar me kokën mes gjunjëve.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi se është në kontakt me autoritetet në Argjentinë “në lidhje me raportet për vdekjen e një britaniku”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA