Ish-banorja e BBV3 flet për herë të parë në “Goca dhe Gra” pas periudhës së pas ‘post-partum’: Kisha lëkundje emocionale, një mërzi që… 11/11 22:58
Policia në Buenos Aires ka inspektuar dhomën e hotelit ku qëndronte Liam Payne bashkë me të dashurën e tij.
Sipas deklaratës së policisë, në dhomën e hotelit u gjetën një shishe uiski, një çakmak dhe një celular. Në dhomën ku qëndronte Payne, stafi e gjeti të shkatërruar dhe sende të thyera dhe të përmbysura. Po ashtu hanë gjetur disa pako me ilaçe, medikamente pa recetë, fletore dhe pasaportë.
Provat dhe gjurmët e gishtërinjve janë mbledhur për t’u analizuar në një laborator. Ndërkohë pritet përfundimi i hetimeve për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së yllit të One Direction.
Top Channel