U largua nga banesa një ditë më parë, gjendet pa shenja jete 77-vjeçarja në Shkodër

17/10/2024 19:12
Foto ilustruese

Një grua u gjet pa shenja jete këtë pasdite në Shkodër.

Trupi i 77-vjeçares me iniciale V.Sh. u gjet në një ullishte në fshatin “Drisht”. Sipas policisë, gruaja nuk kishte shenja dhune.

E ndjera ishte larguar nga banesa një ditë më parë, ndërkohë që priten hetimet dhe autopsia e viktimës për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA