Tensionet në hyrje të Kuvendit, Noka godet me shishe plastike efektivët e gardës. Dashnor Sula i vë flakën xhaketës së tij
17/10/2024 11:06
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka qëlluar me shishen e benzinës gardistët, pasi e derdhi lëndën mbi banderolën e vendosur në gardhin metalik.
Nga ana tjetër, deputeti Dashnor Sula i ka vënë flakën xhaketës së tij.
Pasi tentuan të hynin në sallën e Parlamentit duke u përplasur fizikisht me Gardën, deputetët demokratë vendosën të mos ndërhynin më, por të vendosnin një baner.
Deputetët e përjashtuar jashtë ia lanë stafetën e ‘mosbindjes’ atyre brenda për të vijuar me tensionet.
Top Channel