Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar me tone të larta ndaj opozitës në Kuvend, pas përplasjeve të ndodhura në seancat e fundit plenare.
Braçe tha i revoltuar se të përdorësh benzinën në një Kuvend, është armë vdekjeprurëse dhe si e tillë duhet të ndëshkohet.
“Të gjithë ata që na ndjekin e kuptojnë nga vjen anormaliteti në këtë sallë. Ka një problem që është në atë anë. Dëgjova pak më herët zëra nga opozita, që i vlerësoj, ashtu si disa gjëra që bëhen qesharakë. Vetë kanë ikur nga ajo parti dhe kanë krijuar parti të tjera. Problemi në atë anë ka vetëm një emër që e mban Shqipërinë peng. Sulmi fizik është gjëja më e ndyrë, e ka kafsha, nuk mund ta kenë njerëzit.
Benzina e futur në shishe është armë vdekjeprurëse dhe duhet t’i vëmë emrin. E ndodhur në një parlament në zemër të Europës, ngjarje e tmerrshme. Të shkosh para parlamentit Europian me shishe benzine, është e tmerrshme për prezantimin e këtij vendi, jo I tyre. Shikoni, pas çdo ngjarje të tillë agresive, gjëja më qesharake është se pas këqyrjeve nuk bëhet asgjë. Duhet të ketë qëndrim sipas ligjeve penale”-u shpreh Braçe.
Top Channel