Përndiqte prej kohësh një vajzë të re, vihet në pranga 68-vjeçari në Kavajë

17/10/2024 12:34

Një 68-vjeçar nga Kavaja është ndaluar nga policia pasi akuzohet për përndjekjen e një gruaje të re.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin Gëzim Tare, banues në lagjen nr. 2 të qytetit, pas denoncimit nga viktima, e cila pretendon se ai e ka përndjekur për një periudhë kohe.

Sipas hetimeve paraprake, Tare dyshohet se ka kanosur të renë  me publikimin e fotove intime, duke ushtruar presion mbi të përmes këtyre kërcënimeve.

Rasti është referuar në Prokurori.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore ndaj të dyshuarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA