Përleshje në hyrje të Kuvendit, deputetët e PD përplasen ashpër me efektivët e FNSH-së. Garda ndërhyn për t’i ndarë
17/10/2024 12:06
Deputetët e PD kërkojnë largimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga hyrja e Kuvendit.
Ata janë përplasur fizikisht dhe kanë tentuar të thyejnë mjetet e FNSH. Më pas Garda ka ndërhyrë për t’i ndarë.
Demokratëve i janë bashkuar edhe protestuesit para Bashkisë së Tiranës, të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në oborrin e Kuvendit.
Ata kanë tentuar të çajnë kordonin dhe janë përplasur me policët.
Top Channel