Përkujtohet Milan Kundera, homazh në Tiranë në përvjetorin e vdekjes së shkrimtarit të njohur çek

17/10/2024 14:24

Vepra e pasur e Milan Kunderes, shkrimtarit të njohur çek ka pasuruar fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Në një vjetorin e ndarjes nga jeta, në bashkëpunim me ambasadën e Republikës Çeke dhe asaj Franceze në Tiranë, në ambientet e bibliotekës u organizua një In Memoriam për romancierin, dramaturgun dhe eseistin, veprat e të cilit ndërthurin komedinë erotike me kritika politike.

Milan Kundera lindi më 1 prill 1929 në Çekosllovaki, por më pas mërgoi në Francë, ku u bë qytetar francez i natyralizuar.

Ai dominoi peizashin letrar nga mesi i shekullit 20 e në vazhdim dhe influencoi letërsinë europiane, teksa u bë i njohur me libra si: Shakaja, Përjetësia, Identiteti, Mosdija, Lehtësia e padurueshme e qenies etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA