Përfundojnë pas disa orësh tensionet, demokratët mblidhen në seli, Noka: Janë në panik nga mosbindja civile e opozitës

17/10/2024 12:54

Pas disa orësh protestë, deputetët e opozitës janë mbledhur në selinë blu.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se socialistët janë në panik nga mosbindja civile e opozitës.

Noka: Siç e patë, sot regjimi arriti kulmin, duke i kërcënuar me tytën e armës deputetët. Nuk kishte ndodhur kurrë që forcat speciale të policisë, të armatosura gjer në dhëmbë, të futen në ambientet e gardës së republikës dhe të kërcënojnë me tytën e armëve deputetët, përfaqësuesit e popullit. Këtu vdes demokracia.

Këtu vdes shteti ligjor dhe shteti i së drejtës. Vetëm diktaturat, vetëm juntat fusin në parlament polici dhe forca të armatosura.
Institucionet kushtetuese janë të mbrojtura nga Garda e Republikës dhe është rreptësisht e ndaluar të hyjnë. Por kur narkoministri, stërnipi i Enver Hoxhës kërcënon opozitën nga foltorja e parlamentit, pastaj narkobanditët me uniformë policie janë gati të bëjnë gjithçka.

E gjitha kjo që patë sot ju, që nga rrethimi, që nga dhuna ndaj deputeteve brenda ambienteve të parlamentit, që nga prania e gardës dhe policisë, tregon një panik. Narkoregjimi është në panik nga mosbindja civile e opozitës.
Edhe kërcënimet që hidhen nga Elisa Spirogjoka 5 milionë eurosh, apo stërnipi i Enver Hoxhës, nuk mund të trgojnë gjë tjetër veçse panik, panik, panik. Asgjë nuk i shpëton nga vullneti i shqiptarëve. Shqiptarët kërkojnë qeveri teknike sepse nuk mund të pranojnë të shkojnë në zgjedhje me një narkoregjim që dikton fatin e zgjedhjeve shumë kohë përpara zgjedhjeve.
Nuk kanë kaluar 24 orë nga dita kur kreu i narkos u tha shqiptarëve se do të çelë kapitujt negociatave dhe i çeli me gardë, me narkopolici, i çeli me tytën e armëve duke kërcënuar deputetët. A mund të jetë ai imazhi i një shteti që çel negociatat? Jo.

Jemi të vendosur në rrugën tonë, në aksionin e mosbindjes civile. Asgjë nuk na ndal, as Elisa Spirogjoka, as stërnipi i Enver Hoxhës, as kreu i narkos, askush. Ne do vazhdojmë në rrugëtimin tonë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA