22/11 15:03
Pas mbledhjes së grupit, demokratët nisen nga selia blu drejt Parlamentit.
Nuk dihet ende se çfarë është vendosur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, nëse ata do të vijojnë me skenarin e “mosbindjes civile” apo jo.
Socialistët vendosën të shkojnë herët në Kuvend për të shmangur bllokimin nga opozita, si në seancën e kaluar.
Në oborr janë pozicionuar zjarrfikës, makina policie dhe efektivë për të shmangur tensionet që pritet të ndodhin.
Një gardh metalik është vendosur në derën kryesore, ku është pozicionuar edhe Garda.
Opozita pritet të vijojë me të njëjtin skenar si në dy seancat e kaluara, ku dogjën karriget e tyre dhe bllokuan socialistët që të hynin në seancë plenare.
Top Channel