Territori Verior i Australisë bëhet vendi i parë ku së shpejti do të vuajnë dënimin në burg edhe fëmijët 10-vjeçarë, pas miratimit të ligjit.
Shtetet dhe territoret australiane kanë qenë nën presion për të rritur moshën e përgjegjësisë penale nga 10 në 14, në përputhje me vendet e tjera të zhvilluara dhe këshillat e OKB-së.
Qeveria australiane argumenton se kthimi i moshës në 10 do të mbrojë përfundimisht fëmijët – pavarësisht nga mjekët, organizatat e të drejtave të njeriut dhe grupet indigjene që kundërshtojnë këtë logjikë. Hulumtimi tregon se ligjet nuk do të zvogëlojnë krimin dhe do të prekin në mënyrë disproporcionale fëmijët aborigjenë.
Më tej argumentohet se aftësia për të kriminalizuar fëmijët më të vegjël do të ndihmojë në largimin e tyre nga krimi i ardhshëm.
Top Channel