Një modele anti-Izrael kishte regjistruar veten në rrjetin TikTok duke grisur flamurë jashtë një restoranti në New Jersey pa e kuptuar se ishin flamurë grekë, edhe pse të ngjashëm nga ngjyrat me flamurët izraelitë.
Megjithëse motivimi i ngjarjes ka të bëjë me tema serioze si lufta dhe humbjet e jetës së njerëzve të pafajshëm ne Gaza e Liban, incidenti shkaktoi reagime humori për paditurinë e protestueses.
Modelja pranonte më vonë:
“Kësaj here gabimisht ngatërrova flamurët grekë me ato të Izraelit dhe nisa t’i grisja në një restorant, më vjen turp,” titullonte Ambamelia videon e saj që është bërë tashmë virale me më shumë se 3.2 milionë shikime në rrjet.
Në pamje ajo dëgjohet që thotë: “Shikoje këtë pisllëk”, teksa gris flamurët grekë të varur jashtë fast-food Efi’s Gyro në qytezën e Montclair.
“Palestina e lirë!” thotë ajo me zë të lartë teksa stafi dyqanit e shikojnë të habitur. “Pse më shikoni ashtu? A e dini se po bëjnë një gjenocid?” pyet e reja me flamurët e grisur grekë në duar.
Rrjedhimisht dy anëtarë të stafit shkojnë te ajo dhe i shpjegojnë se janë flamurë grekë dhe vajza qartësohet.
Pronarja e restorantit Efi Mihalis, e cila ka hapur fast-food-in grek në 2021, konfirmonte incidentin duke thënë se kishte raportuar në polici Mihalis per dëmtim te prones.
“Nuk është diçka e inskenuar siç besojnë njerëzit, nuk ishte diçka e llogaritur për të përfituar nga vdekjet e lufta për të tërhequr vëmendje, por duhet të pranoj se është shumë e çuditshme”, tha gruaja, pas spekulimeve se sulmi ishte tepër idiot për të qenë i vërtetë.
Ndërsa në videon e postuar në rrjet, përdoruesit pyesnin: “Përse e publikove këtë?!!, kurse një tjetër tha: “Sistemi arsimor ka dështuar me të gjithë ne.”
Top Channel