“Integrim, dinjitet, integritet”/ Marshimi në Durrës, 800 persona kanë statusin e të verbrit

17/10/2024 15:07

Me thirrjet “Integrim, Dinjitet, Integritet”, të verbrit durrsakë marshuan drejt bashkisë së Durrësit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, për të drejtat dhe nevojat e këtij komuniteti.

Duke ngritur problematikën e hershme të mungesës së infrastrukturës dhe sinjalistikës, të verbrit improvizuan një semafor akustik për të treguar rëndësinë e sinjalizimit zanor.

Pjesëmarrësit theksuan nevojat ekonomike dhe përshtatjen e trotuareve me shirita vizues, që u lehtësojnë lëvizjen e pavarur, pa ndihmën e kujdestarëve të tyre, ndërsa për ata që jetojnë në fshatra situata paraqitet edhe më e rëndë.

Durrësi numëron rreth 800 persona me statusin e të verbrit. Duke ngritur zërin mbi sfidat e përditshme, ky komunitet synon të ndërgjegjësojë institucionet dhe shoqërinë për përmirësimin e kushteve themelore për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA