Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Elbasan pasi ditën e djeshme u përfshi në një aksident.
Ngjarja ndodhi në aksin Cërrik-Gramsh, ku shtetasi me iniciale S.H., në gjendje të dehur përplasi automjetin me drejtues shtetasin me iniciale V.M., 27 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin S. H., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti që ky shtetas e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.’, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel