Ish gjyqtari kushtetues, Fatos Lulo, është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme për akuzën e fshehjes së pasurisë.
Lulo u dënua me 9 muaj burg, por iu konvertua në 80 orë punë në shërbim të publikut. Por llojin e punës dhe ditët ngarkohet shërbimi i provës sipas sugjerimeve që jep SPAK.
Ish Gjyqtari Kushtetues u shkarkua nga shkalla e parë e vetingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Atij i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë.
Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.
Top Channel