Familjarët e viktimave të Otrantos i kanë bërë bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama që të ofrojë konsulencën e nevojshme juridike dhe financiare, për gjyqin në Gjykatën e Strasburgut, me një avokat ndërkombëtar.
Sipas tyre, Gjykata e Apelit në Itali nuk kanë miratuar dëmshpërblim financiar për disa nga familjarët dhe për më tepër këta të fundit duhet të paguajnë vetë shpenzimet gjyqësore të apelit.
Letra e plotë
Po jua dergojme kete leter nga ana e familjareve te viktimave te Otrantos, pasi jemi tejet te zhgenjyer nga vendimi qe Gjykata e Apelit Lece ne Itali , ka dhene ne daten 24 korrik 2024 (nr vendimit 664/2024) .
Sipas ketij vendimi, nga lista e 103 personave, familjare te viktimave te Otrantos qe e kane ndjekur ceshtjen qe nga fillimi dhe qe nuk kane marrë kurrë demshperblim financiar, vetem 35 prej tyre ju eshte pranuar demshperblimi financiar .
Pasi u mbyll gjyqi penal ne vitin 2014 nga Gjykata e Larte (nr vendimi 869/2014 date 9.05.2014), faji u nda 60% pala italiane dhe 40% pala shqiptare (ku denimin me burg e vuajten vetem 2 kapitenet e anijes shqiptare dhe italiane, Namik Xhaferri me 3.5 vjet burg dhe Fabrizio Laudadio me 2 vjet burg).
Qe ketu le vend per te deshiruar drejtesia e cila i fshehu fajtoret e vertet dhe nuk penalizoi asnje pale nderkohe qe humben jeten 81 persona mes te cileve shumica gra dhe femije te pafajshem) .
Ne vitin 2015 , ne firmosem nje prokure me avokat Giampaolo Polverini per te vazhduar me gjyqin per demshperblimet financiare, i cili e ka ndjekur kete ceshtje edhe me pare me avokat Engjell Agace. Ky i fundit pasi hoqi dore, ja la ne dorezim ceshtjen studios ligjore ne Rome te avokatit, ne adresen : Viale Parioli 12, 00197 Roma (RM). Ne listen qe u pranua nga shkalla e pare (nr vendimit 1556/2021, publikuar ne 25/05/2021), Ministria e Mbrojtjes Italiane kerkoi ta ankimonte ne Apel pasi nuk ra dakort per te gjithe personat te perfitonin dhe ne keto rrethana avokat Polverini kundershtoi ankimimin e Ministrise duke kerkuar qe jo vetem te mernin demshperblim pjesa e atyre qe e humben shkallen e pare, por te rritej
shuma edhe per pjesen qe e fitoi me pretendimin qe keto shuma ishin caktuar jo aq sa na takonin, por shume me pak .
Gjykata e Apelit e ka mar nje vendim qe ne vitin 2023 , por per rrethana te pashpjeguara e ka mbajtur pezull zbardhjen e tij per nje vit dhe vetem perpara 2 muajve e shpalli kete vendim (nr vendimit 664/2024 publikuar ne 24/07/2024). Neve si familjar, jemi lajmeruar vetem keto dite nga studio e avokatit per kete vendim, ku vume re se Apeli ka rrezuar kerkesat tona dhe ka mar parasysh vetem kerkesat e Ministrise se Mbrojtjes e cila ka hedhur poshte edhe disa fitues te shkalles se pare .
Per pjesen qe u pranua dhenia e demshperblimit nderkohe , ngelen ne fuqi shumat e demshperblimit qe Ministria e Mbrojtjes i pranoi, pra ato te shkalles se pare.
Nderkaq, gjykata e Apelit na ka faturuar edhe shpenzimet gjyqesore te apelit qe ti paguajme neve, ku atyre qe kane fituar ne shkalle te pare dhe apeli e ka rrezuar, ju ka faturuar edhe shpenzimet per shkallen e pare pervec apelit pra dyfish humbje. Ndersa pjesa tjeter qe kane humbur te dyja gjyqet shkallen e pare dhe apelin, kane per te paguar vetem shpenzimet e apelit.
Pra, aktualisht qe flasim neve te gjithe si pale humbese (kush me shume e kush me pak), i jemi debitor Ministrise se Mbrojtjes Italiane.
Ne keto rrethana, teper te zhgenjyer nga ky rezultat ku jo vetem qe na vrane njerezit tane , por na percane edhe ne te gjalleve pasi nje vellai ju dha demshperblim e vellait tjeter jo. Nje motre ju dha demshperblim e motres tjeter jo. Nenes i hiqet demshperblimi duke e hequr fare nga lista, e disa femijeve u vendoset emri ne liste. Jemi trajtuar nga Gjykatat e Italise si ” nje i nenes e nje i njerkes” .
Nje vajze mbytet ne anije dhe ministria nuk jep familjareve asnje demshperblim pas kaq vitesh duke nxjerre sikur nuk ka qene fare pjese e bordit te anijes. Nderkohe qe ne gjyqet e meparshme kane qene te gjitha provat qe e kane vertetuar me fakte e me video.
Ka te mbijetuar nga anija qe as sot e kesaj dite nuk kane mar demshperblim nga shteti italian dhe jane te semur me depresion pasi tragjedia bashke me ngjarjet qe kane ndodhur me pas, i kane lene keta njerez me pasoja dhe trauma.
Per keto arsye si njerez teper te deshperuar e te zhgenjyer ,po ju drejtohemi juve si Kryeminister i Shtetit Shqiptar, qe brenda kompetencave tuaja te na ndihmoni pasi jeni e vetmja shprese per ne nga gjithe kjo padrejtesi e madhe qe na eshte bere. Grupi qe nuk ka fituar ku bejne pjese 68 persona , pa perfshire ketu edhe nje pjese tjeter te cilet as nuk e kishin emrin fare ne liste dhe nuk kane mar asnjehere demshperblim, kerkojme prej jush te na ndihmoni ne gjetjen e nje zgjidhje te drejte per te gjithe ne.
Zoti Kryeminister , ne si grup mendojme qe zgjidhja me e mire eshte qe shteti shqiptar te asistoj ne gjetjen e nje avokati nderkombetar qe ta mbroj ceshtjen tone nje gjykate asnjeanese sic eshte ajo e Strasburgut.
Ne i kemi ezauruar forcat, nje pjese e njerezve qe e kane ndjekur me pare kete ceshtje kane nderruar jete, ose jane te moshuar dhe te pamundur financiarisht qe ta ndjekin kete ceshtje me tutje. Ne beme aq sa mundem duke e ndjekur ceshtjen me shpenzimet dhe kapacitetet tona por mesa duket kjo nuk mjaftoi.
Ndaj kerkojme prej jush, qe duke qene ne rolin e kryeministrit i cili mbron vendin dhe njerezit e tij, te merni persiper te na ndihmoni duke ofruar konsulencen e nevojshme juridike dhe financiare, qe ky gjyq te ndiqet ne Gjykaten e Strasburgut , me nje avokat nderkombetar dhe neve te na njihet e drejta per demshperblim .
Brenda mundesive do te deshironim nje takim me ju, ku te bisedojme dhe te marim kete mundesi zgjidhje dhe ndihme nga shteti per kerkesat tona.
Top Channel