“Ecole 42”/ Bashkia e Tiranës do e hape më fondin shqiptaro-amerikan për fushën digjitale

17/10/2024 15:16

Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan do të nisin punën për hapjen e shkollës franceze “Ecole 42”, që do të përgatisë të rinjtë e Tiranës në fushën digjitale.

Po ashtu dhe për implementimin e projektit “Plug & Play” ku Tirana do të jetë epiqendra për Europën juglindore.

“Këtë javë pas vendimeve të këshillit bashkiak ne do kalojmë te “Shkolla 42”, shkolla e famshme e Parisit me të cilën Kryeministri Rama dhe Presidenti Macron dakordësuan parimisht vjet, Këshilli Bashkiak e kaloi javën e kaluar. Kështu që me Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ne do të firmosim marrëveshjen e bashkëpunimit që ajo që fillon me “Micro Follie”, vazhdon me Tumon dhe për moshën mbi 18 vjeç të jetë “Shkolla 42” ajo që i përgatit të rinjtë e Tiranës. Jemi i vetmi qytet ku të gjitha këto kurse janë falas”, tha Veliaj.

Kryetari i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff tha se bashkë me Kryebashkiakun Veliaj, kanë krijuar një portofol projektesh, kryesisht në fushën e edukimit digjital për fëmijët.

“Jam i lumtur që ndodhem me Kryetarin e Bashkisë në fillim të mbledhjeve të Bordit të Fondacionit këtë javë në Shqipëri, duke filluar nga Tirana. Dhe është e vërtetë që bashkia dhe kryetari kanë krijuar një partneritet të rëndësishëm me Fondacionin. Dhe ne tani kemi krijuar një portofol të tërë projektesh, kemi programe thelbësore shumë të rëndësishme.”

Veliaj ndau dhe lajmin mbi projektin që lidh Parkun e Tiranës dhe atë të Farkës, pa pasur nevojë të futesh në trafikun e kryeqytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA