Dhunoi nxënësin, nis procedimi penal ndaj mësueses 55-vjeçare në Gjirokastër

17/10/2024 12:15

Një mësuese dyshohet se ka dhunuar fizikisht një nxënës në një shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër.

Sipas raportimit të policisë, 55-vjeçarja me inicialet M.M. akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një nxënës.

Për të ka nisur procedimi penal, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA