Detaje nga konflikti mes mësuesit dhe prindit në Elbasan! “Është sjellë jo profesionalisht me nxënësit”, pezullohet nga detyra arsimtari

17/10/2024 16:33

Policia e Elbasanit ka dalë në një njoftim për rastin e mësuesit që dyshohet se ka kanosur shtetasin me iniciale I.K., pasi pretendon se ky i fundit i ka prishur imazhin arsimtarit.

Top Channel mësoi më tej se konflikti mes mësuesit dhe prindit ka ndodhur pasi mësuesi sillej jo profesionalisht me nxënësit në klasë duke ushtruar ndaj tyre presion psikologjik të vazhdueshëm.

Ndërkohë pas këtij konflikti ZVA Elbasan pezulloi nga detyra mësuesin në momentin që të gjithë prindërit kanë shfaqur ankesa dhe papajtueshmëri me mënyrën se si sillej në klasë.

Disa muaj më parë mësuesit 34-vjeçar u ndërrua vendi i punës duke e transferuar nga një shkolle në tjetrën për të njëjtat problematika.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për kanosjen e shtetasit I. K., ju bëjmë me dije se nga hetimet e mëtejshme të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, rezultoi se autori i dyshuar, shtetasi E. K., 34 vjeç, me profesion mësues, e ka kanosur shtetasin I. K., sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues. Më tej, në deklarimin e tij, shtetasi I. K. pretendon se përveç kanosjes me fjalë, 34-vjeçari ka hedhur në drejtim të tij, një bidon dyshohet me lëndë djegëse (benzinë) që e ka marrë në automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për të vijuar hetimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”., thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA