Bombardimet në Gaza, vritet lideri i Hamasit, organizatori i fillimit të luftës një vit më parë

17/10/2024 16:27

Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar u vra këtë të enjte në një sulm izraelit në Gazën jugore.

Një zyrtar izraelit e ka konfirmuar këtë lajm për transmetuesin publik Kan.

“Është 100 për qind e konfirmuar se udhëheqësi i Hamasit Sinwar vdiq sot në një përleshje me trupat izraelite”, tha Suleiman Maswade, një gazetar për transmetuesin publik izraelit Kan, pas disa orësh spekulimesh.

Yahya Sinwar u emërua shefi i përgjithshëm i Hamasit në gusht pas vrasjes së paraardhësit të tij Ismail Haniyeh në Teheran . Ai ka shërbyer më parë si udhëheqës i grupit brenda Rripit të Gazës, një pozicion të cilin e mori në vitin 2017.

Sinwar aktualisht kryeson listën e më të kërkuarve të Izraelit. Agjencitë e sigurisë të vendit besojnë se ai organizoi planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të paprecedentë të 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor, të cilat vranë mbi 1200 njerëz dhe 251 u kthyen në Gaza si pengje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA