Bangladeshi kërkon arrestimin e kryeministres së rrëzuar Hasina për ‘krime kundër njerëzimit’ (fotot)

17/10/2024 17:22
Poster elektoral i ish-kryeministres

Një gjykatë në Bangladesh ka urdhëruar sot arrestimin e ish-kryeministres Sheikh Hasina që strehohet në Indi, dy muaj pas rrëzimit te saj nga posti prej protestave masive studentore.

Ish-kryeministrja ndodhet në Indi, vend që ka një akord bilateral ekstradimesh me Bangladeshin, por ekspertët thonë se mund të gjenden hapësira ligjore që parandalojnë kthimin e saj në vend.

Prokurori Mohammad Tajul Islam, tha sot se janë lëshuar fletë-arrestet për Hasina dhe 45 të tjerë në lidhje me vrasjet e policisë në protestat popullore që rrëzuan qeverinë e korruptuar, shkruan rrjeti vendas Daily Star.

“Sheikh Hasina ka drejtuar ata që kryenin masakra, vrasje të jashtëligjshme dhe krime kundër njerëzimit në korrik e gusht të vitit të shkuar,” tha Islam, duke iu referuar shtypjes brutale të protestave studentore ku u vranë rreth 1,000 njerëz, sipas ministrisë vendore të shëndetësisë.

Pas disa javë protestash të vazhdueshme kombëtare Hasina u largua drejt Indisë dhe në post erdhi kryeministri i përkohshëm Muhammad Yunus, ekonomist i njohët vendas.

Hasina nuk është parë në publik që kur u largua nga Bangladeshi teksa vendodhja e fundit e ditur e 77-vjeçares raportohej një bazë ushtarake pranë kryeqyteti indian New Delhi.

Prezenca e saj në Indi ka tërbuar publikun në Bangladesh, teksa raportohet se traktati ekstradimeve mes dy vendeve ka një klauzolë që përjashton “çështjet politike”.

Nuk është e qartë nëse ish-liderja pro-demokraci e kthyer në diktatore gjatë sundimit 15-vjeçar, do të mbetet në Indi apo do të zhvendoset tjetërkund, shkruan rrjeti i Katarit, AlJaseera.

FOTO GALERI
2/3
Hasina ka drejtuar shtypjen brutale të protestave studentore ku u vranë rreth 1,000 njerëz, sipas ministrisë vendore të shëndetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA