Aksident në aksin “Lezhë-Shkodër”, një i plagosur, transportohet me urgjencë në spital
17/10/2024 18:38
Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit te Gjadrit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete e për pasojë ka mbetur i plagosur 1 person, i cili është dërguar me urgjence për ndihmë mjekësore në spital.
Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend gjatë ditës së sotme, me një bilanc tre persona te plagosur. Në të dyja rastet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve.
Top Channel