25/12 21:22
Dyshohet se Rusia ishte shkaktare për zjarrin në një magazinë në Britani.
Policia britanike kundër terrorizimit po heton nëse spiunët rusë vendosën një pajisje në një aeroplan për në Britani, i cili më vonë mori flakë në një magazinë DHL në Birmingham. Ngjarja ka ndodhur më 22 korrik, një magazinë në periferi të Minworth, ku fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Fillimi9sht zjarri u trajtua nga stafi lokal i zjarrfikësve.
Një incident i ngjashëm ndodhi në Gjermani, gjithashtu në fund të korrikut, kur një paketë e dyshuar për një fluturim mori flakë në një objekt tjetër të DHL në Leipzig. Autoritetet gjermane paralajmëruan këtë javë se nëse ai do të dilte në ajër, mund ta kishte rrëzuar avionin.
Top Channel