Votimi elektronik vetëm në dy qarqe, LZHK i kërkon KQZ të përfshihet edhe Tirana

16/10/2024 16:06

Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka kthyer përgjigje pas letrës së KQZ për propozimin e votimit elektronik.

PLZK vlerëson se në qarqet ku propozohet votimi elektronik për zgjedhjet e ardhshme, të bashkangjitet edhe qarku i Tiranës.

“Qarku Tirane, është qarku me peshë të madhe politike dhe elektorale. Tirana, ofron lehtësi logjistike dhe njerëzore për shkak të terrenit, infrastrukturës rrugore dhe zyrave të KQZ.  Tirana, ka kryer e para modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik, i cili rezultoi i suksesshëm. Gjithashtu e bën më të thjeshtë përpunimin e rezultatit përfundimtar si dhe ofron një proces të drejtë zgjedhor, duke mënjanuar komisionerët politikë, të cilët krijojnë vonesa në proces për shkak të lodhjes apo tensioneve midis palëve”, thuhet në përgjigje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA