Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, Irani i bindur: Sulmi izraelit në objektet bërthamore, i pamundur!

16/10/2024 17:14

Irani thotë se një sulm izraelit në objektet bërthamore iraniane është ‘shumë i pamundur’.

Në një deklaratë për mediat, agjencia e energjisë atomike e Iranit vuri në dukje se Terehani do të jetë në gjendje të “kompensojë shpejt” çdo dëm të mundshëm.

“Kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë. Në rast të një sulmi në një vendndodhje kyçe: jini të sigurt se nuk do të ketë sukses. Vendi mund të kompensojë shpejt për dëmet e mundshme,” tha zëdhënësi i agjencisë, Behrouz Kamalvandi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kishte thënë presidentit amerikan Joe Biden se hakmarrja e Izraelit kundër Iranit për sulmin e tij me raketa balistike të 1 tetorit nuk do të përfshinte goditjen e objekteve të naftës ose bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA