Pastrohen kolektorët në Shkodër! Masat anti përmbytjeve nga bashkia, kanalizimet janë bllokuar nga ndërtimet

16/10/2024 15:25

Bashkia e Shkodrës do të nisë prishjen e objekteve të ndërtuara nder vite mbi kolektorët e shkarkimit të ujërave.

Ky është paralajmërimi i bërë nga kryebashkiaku Benet Beci, disa dite pasi Shkodra u gjend në vështirësi për shkak të reshjeve të mëdha.

Nga inspektimi në terren ka rezultuar se mbi kanalet shkarkues janë bërë ndertime.

Bashkia e Shkodrës po evidenton të gjitha ndërtimet, banesa, avulli apo gardhe të cilat bllokojnë sistemin e kullimit të qytetit dhe me pas do të ndërhyhet.

Vetëm gjatë muajit Tetor, 2 here Shkodra u gjend në vështirësi për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe ujit që bllokuan rrugët në qendër dhe në  lagjet e qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA