OKB ngre akuza ndaj Izraelit: Ushtria izraelite goditi sërish observatorin tonë në Libanin jugor! Janë shkatërruar…

16/10/2024 20:41

Helmetat blu të OKB-së denoncojnë një sulm të ri të Izraelit në Liban.

Siç është raportuar nga një përfaqësues i misionit të Kombeve të Bashkuara për të promovuar bisedimet e paqes, një pikë vëzhgimi e UNIFIL u godit nga zjarri i tankeve izraelite në mëngjes. Në një njoftim nga OKB theksohet se sulmi ka ndodhur në afërsi të fshatit Kafer Kela, në jug të Libanit, nga forcat izraelite.

“Janë shkatërruar dy kamera dhe godina ka pësuar një goditje të rëndë. Ju kujtojmë se IDF duhet të garantojë sigurinë e personelit të Kombeve të Bashkuara dhe të respektojë faktin që objektet tona nuk duhet të cenohen”, theksuan përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara.

Forcat izraelite qëlluan gjithashtu një javë më parë në dy pozicione të përdorura nga paqeruajtësit e OKB-së në Libanin jugor.

UNIFIL tha se dy prej paqeruajtësve të saj u plagosën në një nga incidentet, kur një tank izraelit qëlloi në një pikë vëzhgimi në selinë kryesore të forcës në Nakura, duke goditur kullën dhe duke shkaktuar shembjen e saj..

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA