Çudirat nga futbolli shqiptar vijojnë, teksa më e fundit do të vijë këtë fundjavë me rikthimin e Superiores pas pauzës së kombëtareve.

Pasi u përfol për disa orë, derbi i kryeqytetit midis Tiranës dhe Dinamos do të luhet në qytetin e Vlorës.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në futbollin shqiptar, me derbin e kryeqytetit që kësaj radhe zbret në jug-perëndim të vendit.

Kjo gjë vjen pasi për momentin, nuk ka asnjë stadium në dispozicion të presë këtë duel përveç atij të Flamurtarit në Vlorë.

“Arena Kombëtare” nuk është e hapur momentalisht për të pritur sfida të Superiores, “Selman Stërmasi” nuk i përmbush kushtet, ndërsa stadiumet e tjera që ndodhen në afërsi me kryeqytetin janë të zëna për të pritur duelet e skuadrave të tyre.

Kështu zgjidhja e vetme nga FSHF-ja ka qenë qyteti bregdetar i Vlorës, me takimin që do të luhet të shtunën e 19 tetorit, në orën 14:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA