Muzeu i magjishëm egjiptian hapet pjesërisht për publikun (fotogaleri)

16/10/2024 16:57

Një muzeum i shumëpritur që ka një nga koleksionet më të mëdha në botë të objekteve antike egjiptiane, ka hapur sot për publikun dyert e disa prej galerive të tij.

Zyrtarët thonë se përgatiten për ekspozimet prej gati 20 vjetësh, në muzeumin gjigant të vendosur në një hapësirë disa hektarë pranë piramidës së Gizës, i cili mban më shumë 100,000 objekte antikiteti, përfshi dhe thesare nga tuma e mbretit Tutankamun.

Koleksioni i paçmueshëm i objekteve të mbretit-fëmijë do të jetë në shfaqje por aktualisht vizitorët mund të admirojnë disa statuja të faraonëve, sarkofaget apo trupat e tyre në formë mumjeje, shkruan rrjeti BBC.

Muzeumi ishte parashikuar të hapej në 2012, por kostot, burokracitë politike dhe faktorë të tjerë shkaktuan disa shtyrje.

Projekti gjigant llogaritet se ka kushtuar rreth 1 miliardë dollarë sipas organizatorëve.

Hapja aktuale është në fakt një testim, pas hapjes së vitit të shkuar të sallës kryesore dhe të shkallareve.

Në fotogalerinë e mëposhtme gjeni disa nga pamjet kryesore të galerive të hapura, shkruan rrjeti shtetëror britanik BBC, duke përshkruar sarkofagët ku varroseshin të pasurit dhe arkivolët e gurtë me dekorime.

Pikturat e mureve ishin një aspekt i rëndësishëm i civilizimit t lashtë, ashtu siç ishin dhe statujat e faraonëve.

Sunduesit shpesh zbukuronin varret e tyre me flori dhe gure të çmuar, duke besuar se kjo do të përmirësonte rrugëtimin e tyre në jetën e përtejme.

FOTO GALERI
1/11
Muzeumi i ri i antikitetit hapet ne Egjipt

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA