Izraeli nuk ka “asnjë qëllim” të dëmtojë forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Libanin jugor (UNIFIL), tha ministri i Jashtëm Israel Katz.
Katz tha se Izraeli “i kushton rëndësi të madhe aktiviteteve të (Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban) dhe nuk ka ndërmend të dëmtojë organizatën ose personelin e saj”, në një postim në mediat sociale.
OKB-ja ka thënë se ushtria izraelite ka qëlluar mbi paqeruajtësit e saj, ka hyrë me forcë në një bazë, ka ndaluar një lëvizje kritike logjistike dhe ka plagosur më shumë se një duzinë trupash të saj në Libanin jugor gjatë javëve të fundit.
Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell tha të hënën se sulmi ndaj trupave të OKB-së ishte “krejtësisht i papranueshëm”.
Katz pretendoi të mërkurën se Hezbollahu po përdor personelin e UNIFIL-it si mburoja njerëzore, “qëllimisht duke gjuajtur në drejtim të ushtarëve të IDF nga vendndodhje afër pozicioneve të UNIFIL-it për të krijuar fërkime”.
Top Channel