Meta kundër paktit Rama-Meloni, kreu i PL bën thirrje për protesta pas ardhjes së emigrantëve

16/10/2024 19:40

Në kohën kur ne brigjet e Shëngjinit zbarkoi anija e parë me kontingjentin e parë të emigrantëve nga Italia, Ilir Meta nxitoi të bëjë thirrje për protesta popullore kundër paktit Rama-Meloni.

“E gjithë Shqipëria duhet të ngrihet në protestë në mënyrë që ky të mos jetë më një vend komlomerat emigrantësh, të huajsh dhe ku mos flitet më as gjuha shqipe. Të gjithë duhet të ngrihen në këmbë”, tha Meta.

Kritikat në adresë të kryeministrit Edi Rama, kryetari i Partisë së Lirisë i adresoi dhe për çështjen e integrimit, megjithëse duartrokiti hapjen e negociatave për pesë kapitujt e parë themelorë.

“Nisja e negociatave është një moment i rëndësishëm, edhe pse ekstremishit i vonuar. Shqipëria nis negociatat që nuk mund të shtyheshin më si narko-shtet kur kryeministri, ministrat, e zyrtarët më të lartë janë implikuar direkt në trafikun ndërkombëtar të drogës”, shtoi ai.

Te vonuar Ilir Meta konsideroi edhe protestën e paralajmëruar nga demokratët në dyert e Parlamentit Europian, ku kërkoi të ngrihet zërin për padrejtësitë që sipas tij po i bëhen shqiptareve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA