Inside Story/ Ja si piratohen hapur programet e kanaleve sportive, ngërçi që ndihmon piratët 

16/10/2024 22:39

Për eventet e rëndësishme sportive AMA është në dijeni se cilët Ofrues shërbimi mediatik audioviziv, kanë të drejtat në territor, duke evituar kështu verifikimet e rastit që mund të shtyjnë dhe vonojnë procesin e bllokimit.

Me kërkesën e autoritetit licencues ISP duhet të veprojnë në kohë, të gjithë pa përjashtime dhe pa cënuar njeri-tjetrin.

“Reagimi i shpejtë është gjithmonë i nevojshëm në rastet e transmetimeve live. Të mos presim ditën e hënë për të bërë mbylljen e tyre pasi dëmi tashmë është kryer për platformën.

DigitAlb është mbajtësi i numrit më të madh të aktiviteteve sportive e për rrjedhojë ka edhe dëmin më të madh

Dëmi llogaritet me dhjetëra milionë euro në vit sepse kryesisht piratohen te drejtat sportive, të cilat kushtojnë shumë por vitet e fundit edhe janë rritur”, u shpreh Sokol Gjosha, DGA.

Kur bëhet fjalë për ndeshjet sportive, rëndësia e të cilave është vetëm në ato 90 minuta kur futbollistët janë në fushë, ligji parashikon raportimin e piraterisë dhe mbylljen brenda 24 orëve.

“Në disa vende të BE ka qenë pothuajse e pamundur për të mbyllur site, se transmetimi në livestream kishte 24 orë për ta mbyllur, por ndeshja 90 minuta është dhe pas 24 orësh mund të mbyllësh dhe merr një domen tjetër”, tha eksperti i IT, Tomi Kallaxho.

“Duhet një bashkëpunim më i fortë me ISP-të, kompanitë e internetit sepse rolin kyç në kapjen identifikimin e këtyre problemeve sepse ato janë kontakti user internet”, u shpreh Said Duleviç, ekspert i IT.

Edhe në një vëzhgim të thjeshtë që ne kemi bërë në Tiranë është lehtësisht e verifikueshme se si piraterohen ndeshjet. Ato transmetohen në ambiente të ndryshme, lokale, restorante apo pika bastesh të jashtëligjshme.

“Duhet të ekzistojë një autoritet për të monitoruar, çështja e piraterisë online sot është sheshit në Tiranë”, shtoi Tomi Kallanxho.

Askush nuk i druhet një kontrolli të mundshëm të befasishëm të instancave shtetërore. Këto raste duhet të shikohen dhe korrigjohen me emergjencë nga ekspertët dhe institucionet së bashku.

Në raste të tjera, pra përveç ndeshjeve, pas njoftimit zyrtar që AMA bën në AKEP se një faqe me domanin.al po transmeton programe me të drejta në territor, mbyllja e faqes bëhet brenda një afati maksimal 5 ditë pune.

“Strukturat tona nuk e kanë kapacitetin që në vendin tonë të shohin dhe të mbrojnë të vetme të drejtën e autorit apo një vepër të dikujt. Është absolutisht e pamundur. E vetmja gjë që ato bëjnë është që ti i çon një letër që i thua se shiko se dikush është duke më vjedhur veprën dhe është koha e përgjigjes së tyre që në rastin e AKEP përgjigjet janë në përgjithësi të shpejta mirëpo dëmi është bërë”, u shpreh Ledion Liço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA