Forma tjetër mjaft e përhapur e piraterisë është nëpërmjet blerjes online të IPTV.
Të dhënat në Google tregojnë se “IPTV”, është një ndër akronimet më të kërkuar nga shqiptarët në motorin e kërkimit online.
Kjo është një e dhënë që tregon qartë që shqiptarët janë të prirur drejt marrjes së kanaleve që duan të shikojnë nëpërmjet këtyre formave të jashtëligjshme.
Aplikacione, paketa interneti ku përfshihen një numër i madh kanalesh gjithnjë duke kërkuar që të paguajnë sa më pak që të jetë e mundur. Por, këto forma nuk janë efikase.
Në momentin që konstatohen ato bllokohen, duke bërë që pagesat të humbasin dhe ata të detyrohen të blejnë sërish një tjetër paketë.
Nëpërmjet rrjetit të Instagram, ne blemë online një abonim 12 mujor për vetëm 3,000 lekë. Bisedat konkrete mund ti shikoni në ekran ndërsa pagesa u krye nëpërmjet një tjetër subjekti financiar transfertas. Kjo është video që tregon të gjitha kanalet.
Sipas bisedave që shihni në ekran, ne kemi realizuar një tjetër blerje duke e bërë pagesën CASH me anë të postës. Subjekti për asnjë moment nuk na tregoi për një adresë ku ka një pikë fizike, duke qenë i ndërgjegjshëm se po konsumon një paligjshmëri.
Top Channel