Garda Revolucionare Islamike: Nuk do të hezitojnë të mbështesim aleatët anti-izraelitë

16/10/2024 16:16

Garda Revolucionare i mbështetur nga Irani njoftoi sot se “nuk do të hezitojnë të mbështesin” aleatët e tyre rajonalë kundër Izraelit.

Në një deklaratë për mediat Garda Revolucionare tha se “Trupat e Gardës Revolucionare Islamike nuk do të hezitojnë të mbështesin me vendosmëri rezistencën islamike duke kundërshtuar me guxim këtë pseudo-regjim të Izraelit”.

Forcat e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme, si Hezbollahu kanë sulmuar Izraelin që nga 7 tetori 2023, kur Hamasi nisi një sulm ndërkufitar në vend, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Më datë 1 tetor Irani sulmoi Izraelin me rreth 180 raketa balistike. Izraeli ka premtuar se do t’i përgjigjet sulmit të tetorit në një kohë dhe në mënyrën e zgjedhur prej tij, gjë që mund të provokojë një përgjigje edhe më agresive nga Teherani dhe përfaqësuesit e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA