Pasditen e djeshme, historia e shqiptaro- jordanezes, Nur Al Khazal, përgjatë emisionit ‘Ftesë në 5’ ka emocionuar jo pak dëgjuesit.
Në një rrëfim mbi jetën dhe faktin se si të dy prindërit i humbi brenda 2 javësh me 7 vëllezër dhe motra, Nur ka pohuar se ka tentuar shumë herë të vetëvritet.
“Kam tentuar shumë herë, është ai momenti që nuk e kam dashur unë, nuk jam unë, në momentin që je në ankth, në depresion nuk je ti dhe në momentin që të pyet dikush se çfarë ke ti nuk di se çfarë t’i shprehësh”, tregoi Nur.
Ajo pohoi se humbja e prindërve e ka bërë më të fortë dhe se tashmë dëshiron të përcjellë te të gjithë ata që e dëgjojnë se duhet të jenë të fortë sepse jeta është e vështirë, duke shtuar e të gjithë vijnë vetëm në këtë jetë dhe të tillë do të largohen.
Nur Al Khazal shtoi një nga ndodhitë më të veçanta që i ndodh dhe i jep forcë është fakti se sa herë shkon te varri i mamit, bie shi.
“Më mungon, çdo festë, çdo ditë, ka 2 vite që nuk ha bukë në shtëpi, nuk është atmosfera e njëjtë, nuk janë gjërat e njëjta. Cohem dhe luftoj për hatrin e mamasë, sidomos për një gocë që punon & Lufton vetë”, u shpreh Nur gjatë intervistës.
Top Channel