Freedom House, sytë nga zgjedhjet dhe liria e Internetit: Rënie për të 14-tin vit!

16/10/2024 14:21

Censura dhe manipulimi i përmbajtjeve kanë dëmtuar aftësinë e votuesve për të marrë vendime të mbështetura në informata të sakta në zgjedhjet në mbarë botën gjatë vitit të kaluar; ndërkohë qytetarët në një numër gjithmonë e më të madh vendesh janë përballur me hakmarrje për fjalën e tyre në internet: në këtë përfundim del raporti i fundit i Freedom House, sipas të cilës të dy këta faktorë ishin kontribuesit kryesorë të rënies së lirisë globale në internet për të 14-tin vit me radhë.

Organizata me seli në SHBA evidenton faktin që të paktën 25 nga 72 vendet e përfshira në analizën e saj shkëputën qasjen në internet, kufizuan qasjen në platformat e mediave sociale ose bllokuan faqet e internetit që publikojnë përmbajtje politike, sociale dhe fetare gjatë periudhave elektorale, shpesh me synimin për të formësuar rezultatet.

“Qeveritë gjithashtu zgjodhën arrestimet, dhunën dhe format e tjera të shtypjes për të heshtur fjalën e lirë në internet jashtë periudhave elektorale. Në të paktën 56 vende, përdoruesit e internetit u arrestuan për shkak të shprehjes së pikëpamjeve të tyre politike, sociale ose fetare. Njerëzit u sulmuan fizikisht ose u vranë si hakmarrje për veprimtaritë e tyre në internet në të paktën 43 vende një numë rekord i lartë”, thuhet në raport në të cilin theksohet se disa nga shkeljet më të rënda ndodhën në kontekstin e konflikteve të armatosura

.Presidentja e përkohshme e organizatës Freedom House, Nicole Bibbins Sedaca,tha se “njerëzit po luftojnë për të siguruar qasje në informacione të besueshme në internet dhe përhapja e përmbajtjeve të rreme ose mashtruese po ngjall dyshime në rezultatet e zgjedhjeve dhe po mbjell mosbesim afatgjatë në institucionet demokratike”.

Sipas Freedom House, mbrojtja e të drejtave të njeriut në internet u zvogëlua në 27 nga 72 vendet e mbuluara nga raporti, të cilat përbëjnë 87 për qind të përdoruesve të internetit në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA