Në një event madhështor, Top Media festoi nisjen e sezonit të ri televiziv, në ditën që përkon me ditëlindjen e themeluesit, Dritan Hoxha, gjeniut që bëri revolucion mediatik.
Pas 23 vitesh, energjia e Tanit ndjehet në çdo produksion, teksa ky sezon në Top Channel sjell emisione të reja dhe prodhimet tradicionale që mbajnë mbërthyer publikun pas ekranit të tyre të preferuar
“Më në fund prezantohem si zonjë, kam gjithë këto vite zonjushë. Është shumë formale për ky sot, por më në fund ndihem sikur e drejtoj këtë televizion vërtet. Më në fund ju shoh dhe e ndiej gjithë këtë ndjesi të mirë, këtë trashëgimi e ndiej të përbashkët. Gjithë jetën time kam dashur të rrethohem nga gjëra të bukura dhe sot me krenari e them që ju jeni njerëzit më të bukur të Shqipërisë. Është stafi më i bukur që kam parë ndonjëherë. Jam krenare që drejtoj këtë televizion”, u shpreh CEO i Top Channel, Lori Hoxha.
Pas punës për të qenë gjithmonë të parët, është përkushtimi i qindra të apasionuarve për cilësinë e perfeksionin.
Prej 23 vitesh, Top Channel është zëri i të gjithë shqiptarëve, që na frymëzojnë për të vijuar punën e palodhur për të qenë çdo ditë në ekranin e tyre.
Top Channel