
Deputetët e opozitës do ta zhvendosin protestën në dyert e Parlamentit Europian.
Më datë 23 pjesa dërrmuese e grupit parlamentar të partisë Demokratike udhëton drejt Strasburgut.
Sipas informacioneve, parashikohet të kenë takime me zyrtarë të Parlamentit Europian dhe eurodeputët.
Gjithashtu mësohet se deputetët do të shkojnë me shpenzimet e tyre.
Deputetet pritet të denoncojnë situatën politike në vend, si dhe arrestimet dhe burgosjet politike që po ndodhin në radhët e opozitës.
Pas Strasburgut, pritet të organizohen protesta në Tiranë me bllokim qarkullimi.
Kujtojmë se seancat e fundit plenare në Kuvend janë shoqëruar me tensione të forta mes opozitës dhe maxhorancës.
Gjithashtu opozita organizoi edhe një protestë kombëtare në Tiranë.
Top Channel