25/12 08:48
Shkon në 2,367 numri i libanezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga përshkallëzimi i tetorit të kaluar, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.
Në një deklaratë për shtyp ministria tha se 17 persona të tjerë u vranë të martën nga një sulm i radhës izraelit. Sakaq raportohet se rreth 11,088 persona kanë mbetur të plagosur.
Nga sulmi izraelit humbi jetën edhe kryetari i bashkisë në Nabatieh në Liban. Hezbollahu filloi sulmet me raketa në veri të Izraelit tetorin e kaluar në mbështetje të Hamasit, pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit që vranë 1200 njerëz. Pas muajsh sulmesh të Hezbollahut, më 1 tetor ushtria izraelite nisi një valë sulmesh ajrore dhe një pushtim tokësor të Libanit jugor.
Top Channel