Thomas Tuchel, do jetë trajneri i ri i Anglisë në futboll, pas tentativës së dështuar me Pep Guardiola deri dje.
Ai do jetë i treti trajner i huaj në krye të pankinës angleze pas suedezit të ndjerë, Sven Joran Eriksen dhe italianit Fabio Kapelo. 51 vjecari Tuchel, do jetë i pari gjerman që drejton Anglinë, por ai njihet si ish-trajneri i Chelsit të Londrës me të cilët fitoj Champions League dhe se fundmi ish-trajeneri i Bayern Munchen.
Ai u rit në qytetin gjerman Krumbach ne Bavari ne vitet 1970-a, ne ish-Gjermaninë Perëndimore. Përpos dëshirës rinore për tu bërë pilot helikopterësh, Thomas Tucher, ka luajtur si mbrojtes me shumë të ardhme, por e la futbollin pas shumë tentativash për shkak të një lëndimi në gju. Ai më pas ndoqi studimet për menaxhim biznesi dhe punonte si kamarier kur ishte student. Menaxhimin e futbollit e filloj me ekipet e moshës së Shtutagrtit, dhe me pas me ekpin e Mainz, duke pasuar Jurgen Kloppt e Liverpulit, e me pas Borusia Dortmund, serish pas Klopit.
Në 2018 ai merr drejtimin e PSG, duke e cuar në finalen e Champions League. Ndërkohë në Londër vjen për të drejtuar Chelsin në 2021 duke fituar Champions League me Manchester City 1-0 ne finale. Rikthehet ne Munich me Bajernin ku merr me vete sulmuesin kryesor të Anglisë, Harry Kane. Ardhja e Thomas Tuchel, në krye të Kombëtares angleze mund të jetë një ofendim për puritanët nacionalist anglez, të cilët e shohin emërimin e tij si një sakrificë parimore në kurriz të një zgjidhje të shpejt në kohë për Kupën e Botës në 2026.
Nëse Anglia fiton Kupën e Botës do jetë hera e dyte pas fitores me Gjermaninë ne 1966, nga ku është me origjinë trajneri i ri i anglezëve.
Top Channel