Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, rrëfehet autori që i mori jetën bashkëmoshatarit: Më goditi në sup, i mora thikën dhe…

15/10/2024 10:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 14 tetorit në Shkodër, ku një 15-vjeçar humbi jetën pas një përleshjeje fizike me thikë me një bashkëmoshatar.

Pas shoqërimit në polici, edhe autori i dyshuar, 15-vjeçar kishte një plage në krah për të cilen thotë se ia ka shkaktuar viktima.

“Qëlluam të dy në lagje dhe Emiljano kishte një thikë në dorë. Ai më qëlloi në sup dhe gjatë përplasjes tonë fizike thika i ra në tokë. Unë e mora nga toka thikën që kishte Emiljano më parë dhe për t’u vetëmbrojtur e qëllova me idenë për ta plagosur dhe më pas u largova nga vendngjarja”, është deklarata e dhënë e 15-vjeçarit K. Kolbuçi, autor i dyshuar i vrasjes me thike, i cili u pyet në praninë e psikologut dhe avokatit për shkak të moshës së tij si i mitur.

Viktima dhe autori frekuentonin të njëjtën shkollë, teksa ishin në vitin e parë në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Ajo që dyshon policia është se dy të miturit mund të kenë pasur konflikt të mëparshëm duke qenë se ishin në të njëjtën shkollë, konflikt i cili përfundoi më pas me ngjarjen fatale.

Mësohet se 15-vjeçari është qëlluar vetëm një herë me thikë në zemër ndërsa ka pësuar hemorragji duke e bërë të pamundur shpëtimin e tij në Spitalin Rajonal të Shkodrës pasi u dërgua nga një qytetar i rastësishëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA