VIDEO/ Koreja e Veriut ndërpret lidhjen me Jugun, publikohen pamjet kur shkatërrohet rruga që lidh dy shtetet

15/10/2024 13:43

Koreja e Veriut vijon të provokojë Jugun, teksa kësaj radhe ka hedhur në erë rrugën që lidhë dy shtetet.

Pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Koresë së Jugut tregojnë momentin kur Koreja e Veriut shpërtheu rrugët që e lidhin atë me Korenë e Jugut.

Ajo vjen pasi Pheniani u zotua javën e kaluar të ndërpresë rrugët dhe hekurudhat që dikur shiheshin si simbole të bashkëpunimit ndër-korean, në një përpjekje për të ndarë plotësisht dy vendet.

Ushtria Popullore Koreane (KPA) e përshkroi masën si një masë vetëmbrojtëse për frenimin e luftës, duke pretenduar se ishte në përgjigje të stërvitjeve të luftës në Korenë e Jugut dhe pranisë së shpeshtë të aseteve bërthamore amerikane në rajon.

Ajo shënon një përshkallëzim të armiqësisë në një kohë kur tensionet midis Koreve janë në pikën më të lartë në vite.

Pas shpërthimeve, ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte qëlluar në anën e saj të kufirit në një shfaqje force dhe mbikëqyrje të shtuar të Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA