“Si do të futet Shqipëria në BE brenda 2030?”, Rama: E kemi një plan, kemi nisur të ndërtojmë Europën në vendin tonë

15/10/2024 10:50

Pyetjes se ‘çfarë plani ka Shqipëria që të përmbushë synimin e anëtarësimit në BE brenda 2030’, Rama i dha një përgjigje në konferencën e mbajtur në Luksemburg me ministrin e Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó dhe komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi.

Kryeministri Rama tha se plani i Shqipërisë është ‘jo të marrë çantën dhe të shkojë në Bruksel’, por të ndërtojë një Europë në vend.

Për të arritur këtë tha Rama, duhet mbështetja e partnerëve jo vetëm politikisht, por edhe teknikisht.

“Kemi një plan, po kështu mbështetemi te miqtë dhe partnerët tanë për të na ndihmuar, jo vetëm politikisht ku për fat të mirë kemi mbështetje, por edhe teknikisht. Kemi nevojë për dije dhe mbështetje, Jam besimplotë se për sa na takon ne, do të përmbushim standardet, një koncept që hyri sot në jetën time dhe do të më përsekutojë në pjesën tjetër të kësaj dekade. Me shpresë do dëgjojmë që kemi përmbushur këto standard të ndërmjetme.

Për ne është e rëndësishme ta bëjmë Shqipërinë si një shtet anëtar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk duam që Shqipëria të largohet të marrë çantën dhe të vijë në Bruksel, por BE të vijë në Shqipëri. Ai tha në Shqipëri kemi nisur të ndërtojmë Evropën, dhe kjo është ajo që duam të bëjmë”-u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA