Shkolla “Myslym Keta” në Kombinat është rindërtuar dhe ambientet e saj u përuruan nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cila tha se shkolla nuk i shërben vetëm nxehëseve dhe mësuesve, por gjithë komunitetit të zonës.
“Unë them që kemi treguar që punojmë në skuadër. Autoritetet vendore, qendrore, BE dhe PNUD-i dhe të gjithë bashkë me komunitetin e prindërve të nxënësve dhe mësuesve kemi krijuar vërtetë një oaz. Unë besoj se shkollat janë vërtetë qendrat e gravitetit moral të një shoqërie. Nuk kemi ndërtuar vetëm një godinë. Kemi ndërtuar një komunitet. Kështu që shpresoj ta gëzoni, të na nderoni. Besoj që dija është e vetmja gjë që një fatkeqësi natyrore nuk ta merr”, tha Veliaj.
Përmes rindërtimit të shkollës “Myslym Keta” rritet edhe vlera e pronës për qytetarët në zonën e Kombinatit.
Top Channel