Punonjësi i Gardës tenton vetëvrasjen, qëllon veten me armën e shërbimit! Policia: Ngjarja ndodhi në banesë

15/10/2024 12:34

Një punonjës i Gardës ka tentuar vetëvrasjen në banesën e tij këtë të martë.

37-vjeçari qëlloi veten me armën e shërbimit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Qytetin Studenti në kryeqytet paraditen e sotme, ndërsa është transportuar në spital.

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“-thuhet në reagimin e policisë së Tiranës.

Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore dhe arsyeja e aktit të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA